×
  • Extra
  • Extra

    Hasbulla i hipën supermakinës sportive, i duhet ndihmë me pedalet

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 21:00

    Hasbulla Magomedov bëri një xhiro me një nga supermakinat sportive të McLaren. Ai u fotografua jashtë hotelit të tij në Sidnei të Australisë, duke u bërë gati për të lëvizur me një McLaren 720S, por shtati i tij i shkurtër nuk e lejonte që të arrinte pedalet.

    Një makinë e tillë kushton rreth gjysmë milioni euro dhe Hasbullasë iu desh ndihma e njërit prej truprojeve të tij për ta nisur.

    19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi. Ai ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!