×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Suharekë, arsimtares nuk i lejohet të japë mësim me shami

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 22:31

    Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë ka vendosur që arsimtares Remzie Lezi, të mos i lejohet të japë mësim me shami, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës e ka marrë këtë vendim në mënyrë unanime.

    “Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

    Foto e dokumentit e publikuar nga avokati Muhamet Mujaj

    Për lejimin e shamisë në shkolla, para një muaji ishte zhvilluar edhe një fushatë në rrjete sociale.

    Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media e kishte shprehur qëndrimin e tij në lidhje me fushatën e nisur kundër ndalimit të shamisë në shkollat e mesme.

    Ai kishte thënë se shamia duhet të lejohet në institucionet publike e edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se udhëzimi administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla nuk do të ndryshojë. /RTV Dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!