×
  • Extra
  • Extra

    Hedh nga ballkoni vajzën e tij 16-muajshe, më pas hidhet edhe vetë

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 20:54

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një burrë hodhi nga ballkoni vajzën e tij 16-muajshe, dhe më pas u hodh edhe vetë.


    Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, banues në San Gennaro Vesuviano, i cili kreu aktin e rëndë.

    Për fat të keq foshnja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa burri ka arritur të shpëtojë, por ndodhet në gjendje kritike.

    Mësohet se babai i vajzës ishte në proces divorci me bashkëshorten e vet, çka lë të dyshosh se ky fakt ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

    Në momentin e ngjarjes, gruaja ishte duke futur rroba në lavatriçe, ndërsa burri ka marrë vajzën dhe e ka hedhur nga kati dytë.

    Nga dëshmitë është mësuar se mes çiftit ka pasur debate natën e së dielës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!