×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik bllokon emërimin e ambasadorit gjerman në Sarajevë

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 10:21

    Anëtari serb i Presidencës tripalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka vazhduar këmbënguljen në bllokimin e emërimit të ambasadorit të ri gjerman në Sarajevë, raportuan mediat lokale, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “E di paraprakisht se çfarë po vjen të impelementojë”, ka thënë Dodidk. “Politika dashakeqe gjermane ndaj popullit serb”, vazhdoi ai.

    Lideri nacionalist serb i entitetit serb të Bosnjes tha se “cenimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe imponimi i amandamenteve kushtetuese drejtëpërsëdrejti çon në zhbërjen e ‘Republika Srpska’-s”.

    “Si përfaqësues legjitim i Republika Srpska-s në Presidencës e BeH-së nuk mund ta pranojë emërimin e ambasadorit”, tha ai.

    Një lëvizje të tillë është parë si rrezikim i mëtejmë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Gjermanisë, duke qenë se kjo e fundit është investitorja më e madhe.

    A po e fut Dodiku në konflikt Vuçiçin me Gjermaninë?

    Ambasadorin e ri Tomash Fischer, Milorad Dodik ka thënë se nuk do ta lejojë.

    Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e Asamblesë së RS-së, ku thuhet se veto-ja do të deklarohet të mërkuren, Dodik thotë se ambasadori në fjalë është “tejet i dëmshë m ndaj interesave vitale të Republika Srpska-s”.

    “Republika Srpska, të cilën unë e përfaqësojë në trupin kolektiv tri-anëtarësh të Presidencës sipas Kushtetutës, po lufton për të ruajtjen dhe aplikimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Ne jemi të vetmuar në këtë rrugë”, ka thënë mes tjerash Dodik.

    Sipas tij, Gjermania është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe ky rol e detyron atë që në vazhdimësi të zbatojë shkronjën e Marrëveshjes së Dejtonit dhe të respektojë Kushtetutën e BeH, e cila buron prej saj, por që politika e jashtme e Gjermanisë, veçanërisht nga 2021 deri më sot, është “përqendruar dukshëm në veprimin anti-Dayton dhe antikushtetues”.

    Në mjedisin që mbizotëron në BeH, tha më tej ai, një qasje e tillë vetëm mund të krijojë probleme shtesë dhe asnjëherë nuk ofron zgjidhje.

    “Këmbëngulja në emërimin e paligjshëm të Christian Schimdt, i cili nuk ka kaluar procedurën e paraparë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për marrjen e postit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje-Hercegovinë, është dëshmi e një qasjeje politike diskriminuese dhe anakronike dhe e ndërhyrjes së tanishme të Gjermanisë në çështjet e brendshme tashmë komplekse në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila vetëm kontribuon në destabilizimin shtesë të marrëdhënieve dhe komplikim të mëtejshëm të situatës”, përfundoi Dodik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!