×
  • Lajme
  • Lajme

    A po e fut Dodiku në konflikt Vuçiçin me Gjermaninë?

    Reporteri
    02 Shtator 2022 | 17:01
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe lideri nacionalist i serbëve të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik

    Këtë të premte, për të dytën herë me radhë, anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik refuzoi të votojë ambasadorin e ri gjerman në BeH, Tomas Fisehen, kështu duke e intesifikuar konfliktin personal me Berlinin, shkruan gazeta kroate Veçernji List.

    Dodik në seancën e jashtëzakonshme të presidencës trepalëashe të Bosnje përsëri votoi kundër emërimit të ambasadorit, derisa anëtari boshnjak i presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe ai kroat Zheljko Komshiç votuan pro.

    Gazeta kroate rikujton se Dodik njëjtë veproi edhe në 24 gusht, kur në agjendën e presidencës së BeH-së ishte emërimi i ambasadorit të ri gjerman, për çka Dodik ishte shprehur se ai ka për qëllim “të na vendos shpatën dhe të pres kokat e serbëve”.

    Për ta emëruar atë, Milorad Dodik ka kërkuar anulimin e rezolutës së Bundestagut të miratuar rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë.

    Në atë rezolut, Milorad Dodik përcaktohet si rreziku kryesor i stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës, “për shkak të promovimeve të tij të vazhdueshme të politikave secesioniste dhe bllokadat ndaj autoriteteve të BeH-së”.

    S’i dhez Dodikut, refuzohet nga Presidenca – Kërkoi anëtarësim në Open Balkan, dhe shpallje non-grata të Schmidt-it

    Përveç Dodikut, rezoluta e Bundestagut shënjestron edhe liderin nacionalist kroat të HDZ BeH-së, Dragan Çoviç, si një politikan veprimet e të cilit janë të drejtuar kah “shkatërrimi i BeH-së, që është vend i një popullate diverse” dhe shtohet se
    “veprimet e Dodik dhe Çoviç përfaqësojnë kërcënim për Evorpën Juglindore”.

    “Kjo është një përpjekje për të okupuar këtë hapësirë nga Gjermania, e cila dëshiron të na imponojë zgjidhje politike”, ka thënë Dodik për gazetarë pas seancës të së premtes.

    Dodik u kërkoi Xhaferovicit dhe Komshiqit në seancën e Presidencës së BeH që ta shpallin Përfaqësuesin e Lartë për BeH Christian Schmidt si “persona non grata”, por siç pritej, ai nuk mori pëlqimin për këtë, as kërkesën për ndërtimin e një gazsjellësi të ri për në Serbi dhe që Serbia të marrë leje për ndërtimin e aeroportit në Trebinjë, shkruan vecernji.hr.

    Sipas Rregullores së Punës së Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, ambasadori i ri gjerman ka ende pëlqimin për të marrë detyrat e tij në Sarajevë, përveç nëse Dodik deklaron se emërimi i tij është i dëmshëm për “interesat jetike kombëtare të Republikës Srpska brenda tre ditëve të ardhshme”.

    Nëse ai e bën këtë për një vendim përfundimtar negativ, ai do të duhet të marrë mbështetjen e dy të tretave të përfaqësuesve në Asamblenë Kombëtare të RS, gjë që ai nuk ka mundur ta bëjë deri më tani, sepse partia e tij në pushtet dhe partnerët e saj në se parlamenti nuk ka vota të mjaftueshme, përfundon gazeta kroate./Reporteri.net/.

    Dodik me iniciativë për shkarkimin e kryediplomates së Bosnje-Hercegovinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!