Presidenti francez Emanuel Makron ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Serbi.
Vizita e tij është shoqëruar nga vëmendje e madhe mediale në tërë botën. Megjithatë fokusi kryesor ka qenë fjalimi i tij në Kalemegdan, ku së bashku me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ishin pritur nga mijëra qytetarë të Serbisë, transmeton Reporteri.net.
Macron u është drejtuar serbëve me fjalim në gjuhën serbe, duke bërë që turma të mos ndalë duartrokitjet.
Duke folur rrjedhshëm gjuhën serbe, Macron ndër të tjera tha se shekulli i njëzetë i ka bashkuar të dy vendet në një aleancë të pathyeshme.
“Në emër të vendit tim, ju them se Franca ju don, ashtu siç e keni dashur ju atë”, u shpreh ndër të tjera Macron, çka bëri që turma të mos ndalë duartrokitjet./Reporteri.net