Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të, për shkak se sipas tij, shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet.
Në një postim në Facebook ai shkruan: “Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë. Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen” .
Sipas tij, akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike.