Boris Johnson që ka premtuar se do të mbyllë çështjen e Brexit-it deri më 31 tetor, është favorit për të marrë postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, në garën që po e zhvillon me sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt.
Johnson e Hunt janë në betejë për të qenë pasardhës të Theresa May-it që dha dorëheqje nga posti i kryeministres pasi dështoi tre herë në votimin e Brexitit.
Johnsoni njihet si person jo fort serioz, por me stilin e tij shihet si freskim në pozitën e kryetarit të partisë konservatore dhe atë të kryeministrit. Përveç Brexit-it, kushdo që fiton garën, pritet të ketë sfidë edhe lëvizjet e paparashikueshme të presidentit amerikan në çështjet me Iranin, transmeton KTV.
Ani pse njihet për një seri gafash sa ishte sekretar i jashtëm, ai thotë se është njeriu i duhur për të çuar Britaninë në një drejtim të ri pas daljes nga BE-ja.
Partia konservatore ka 160 mijë anëtarë që kanë marrë fletët e votimit për të kryer procedurën e votimit dhe janë në proces të kthimit të tyre. Kryeministri i ri pritet të emërohet më 23 korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.