Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndroi ulur përsëri gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit të Moldavisë.
Gjatë muajve të fundit janë shtuar shqetësimet për shkak se Merkel tash e disa herë kishte pasur dridhje në publik.
Kancelarja gjermane, megjithatë, pretendon se ajo ndihet mirë, dhe ajo sot mbush plot 65 vjet, transmeton Reporteri.net.
Të mërkurën, zëdhënësi i Merkelit insistoi se Kancelarja ishte mirë, duke përsëritur të njëjtin shpjegim me disa javë më herët. Dhe vetë Kancelarja po ashtu.
“Unë jam mirë, ashtu sic kam thënë edhe disa ditë më parë. Jam ende në një fazë rimëkëmbjeje fizike pas eksperiencës që pata gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit Zelenski dhe gjendja nuk ka kaluar por është përmirësuar ndjeshëm. Unë ndjehem shumë mirë dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar”, është shprehur Merkel. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.