×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Hyri në pyll dhe 27 vite nuk doli prej aty

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 9:14

    Në vitin 1986, atëherë 20-vjeçari Christopher Knight u nis drejt një pylli në pjesën rurale të shtetit të SHBA-së, Maine. Ai e la makinën e tij, mori me vete vetëm  gjërat bazë për kamping, hyri në pyll dhe nuk doli prej aty për 27 vjet, transmeton Reporteri.net.


    Pas zhdukjes së qëllimshme në pyll, aty gjeti një pjesë që do të bëhej shtëpia e tij – një zonë e vogël rreth Liqenit të Veriut. Aty  mes pemëve, ngriti një tendë të vogël  dhe u vendos. Ai ishte krejtësisht i fshehur nga bota.

    Knight mbijetoi duke thyer në shtëpitë e komuniteteve në afërsi ku merrte furnizime. Ai gjithmonë merrte vetëm atë për çka kishte nevojë – ushqim, bateri dhe libra. Ai u përpoq të bënte sa më pak dëme, por një numër i madh i vjedhjeve – më shumë se një mijë gjatë viteve alarmuan pronarët e shtëpive, kështu që ata e informuan policinë, të cilët i vendosën një kurth dhe e kapën në veprim.

    Shkrimtari Mike Finkel vizitoi Knight në burg, ku ai shkroi një libër rreth tij dhe arratisjes së tij nga bota, “I huaji në male: Rrëfimi i jashtëzakonshëm i vetmitarit të fundit”. Së pari, ai e pyeti atë se pse ia ktheu shpinën botës dhe u arratis në vetmi.

    “Chris Knight tha se ndihej shumë i pakënaqur vazhdimisht i rrethuar nga njerëzit, mendova se diçka i kishte ndodhur atij që shkaktoi këtë ndjenjë, e pyeta nëse ai kreu ndonjë krim, nëse kishte ndonjë gjë për të cilën turpërohej, por ai këmbënguli që asgjë nuk ndodhi, por thjesht ndjeu një dëshirë të fortë për të qenë vetëm, sikur i gjithë trupi i thoshte atij se do të ishte më mirë nëse do të jetonte larg botës”, tha Finkel për BBC.

    Dëshira ishte aq e fortë sa ai kaloi gati tre dekada pa folur me asnjë fjalë të vetme me askënd. Vetëm një herë në ato pothuajse 30 vjet ai përshëndeti një alpinist, me të cilin u ndesh me aksidentalisht një ditë, dikur në vitet 1990. Pavarësisht nga fakti se dimrat në Maine janë të ashpër, temperaturat mund të bien deri në 20 gradë nën zero, Knight thotë se kurrë nuk ndezi zjarr zjarrit sepse kishte frikë se tymi mund të tërhiqte vëmendjen e dikujt. “Ka shumë gjëra në historinë e tij interesante: Nëse shkoni në një pyll në Maine gjatë dimrit dhe kaloni gjithë natën në një tendë pa zjarr, do të isha i impresionuar. Knight duroi 27 dimra”, thotë Finkel. /Reporteri.net

    Pas arrestimit më 4 prill 2013, ai u dënua me shtatë muaj burgim. Në burg, ai u vizitua nga Finkel, i cili iu dha leje për të intervistuar atë për nëntë orë, por duhej të vinte çdo ditë për një orë. Nga këto biseda u krijua libri i tij.

    Knight u lind në Maine dhe pas arrestimit tha se familja e tij ishte e mirë, por se ai kaloi shumë kohë vetëm si adoleshent. Ai i tha policisë se nuk kishte plane kur hyri në pyll. Ai nuk u përshëndet me askënd dhe nuk i tha askujt se do të largohej.

    Pas lirimit nga burgu, Knight u kthye në shtëpinë e tij prindërore dhe jetoi me nënën e tij. Ai punon në dyqanin e riparimit të makinave të vëllait.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!