×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet i dyshuari për sulmet në Mumbai të Indisë më 2008

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 11:19

    Autoritetet pakistaneze e kanë arrestuar të mërkurën Hafiz Saeed-in, i cili dyshohet për organizimin e sulmeve katërditore në Mumbai të Indisë në vitin 2008. Ai gjithashtu akuzohet për financim të terrorizmit.


    Arrestimi i tij erdhi disa ditë para vizitës së planifikuar të kryeministrit pakistanez, Imran Khan, në Shtetet e Bashkuara. Ai më parë është zotuar se do t’i shtypë grupet militante që veprojnë në Pakistan.

    Saeed, i cili cilësohet si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, është themelues i grupit militant “Lashkar-e-Taiba”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Ushtria e të pastërve”. Ai fajësohet nga India dhe Shtetet e Bashkuara për sulmet në Mumbai, në të cilat mbetën të vrarë mbi 160 njerëz.

    Megjithatë, ai e ka mohuar përfshirjen në këto sulme dhe tha se rrjeti i tij, në të cilin bëjnë pjesë 300 medrese dhe shkolla, disa spitale, një shtëpi botuese dhe shërbime shëndetësore, nuk ka lidhje me grupet e armatosura.

    Një zëdhënës i qeverisë lokale tha se Saeed u arrestua afër qytetit Gujranwala, i cili shtrihet në pjesën qendrore të Pakistanit.

    Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që ofrojnë dëshmi për fajësinë e këtij personi për sulmet në Mumbai të Indisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!