Nostradamusi njihet si një nga parashikuesit më të mëdhenj të historisë, pasi disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur ndër vite i janë atribuuar atij si parashikime.
Madje së fundmi autori Mario Reading, i ka atribuuar edhe parashikimin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, si një ngjarje të parashikuar nga Nostradamusi.
Sipas tij, parashikimi i Nostradamus është bërë mbi 450 vite më parë.
Shitjet e librit të astrologut francez u rritën brenda pak ditësh, që pas vdekjes së Mbretëreshës, më 8 shtator. Në ditët e para, u shitën vetëm 5 kopje, por deri më datë 17 shtator, numri i shitjeve arriti në 8 mijë kopje.
Nostradamus është përfolur shumë për parashikimin e shumë ngjarjeve të bujshme. Ai dyshohet të ketë parashikuar Zjarrin e Madh të Londrës, ardhjen e Hitlerit në pushtet si dhe dy luftëra botërore.
Astrologu dhe mjeku francez frymëzohej nga tekstet biblike dhe përvojat e tij të murtajës, me parashikimet e tij të fokusuara në urinë dhe pikëllimin. Më shumë se 400 vjet pasi Nostradamus botoi librin e tij, vepra e tij mbetet e njohur sepse parashikimet e tij janë plotësisht të hapura për interpretim.
Nostradamus parashikoi në vitin 1555 se ndryshimi i klimës do të bëhej aq i keq saqë temperaturat në rritje do të ‘përgjysmonin’ peshkun në det. Po ashtu, ai ka parashikuar se Toka do të goditet nga një goditje asteroidi, duke shkaktuar vdekje masive./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.