Një ngjarje sikur në filma, ka ndodhur sot në një zonë tregtare në qendër të Shkupit.
Një burrë bashkë me një grua, të dy siç duket kinezë, kanë ndjekur një person për ta sulmuar, dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në prezencë të shumë kalimtarëve të rastit, të cilët edhe janë mundur të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën, përcjell reporteri.net.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, nga një person i cili e kishte filmuar ngjarjen, ka reaguar duke thënë se po punohet për ta zbardhur rastin, se pse ka ardhur deri te kjo mosmarrëveshje.
Mediat maqedonase, raportojnë se dy shtetas kinezë kanë ndjekur një burrë maqedonas.
Fillimisht thikën në dorë e mbanë gruaja, e më pas atë e merr burri, dhe fillon ndjekjen e maqedonasit, për ta sulmuar.
Jozyrtarisht, thuhet se e gjithë mosmarrëveshja ndodhi pasi burri maqedonas nuk kishte pranuar që të paguajë një faturë, pas shërbimit që kishte marrë në restorantin kinez. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.