Një nga narkotrafikanët më famëkeq të drogës, Hoakin Guzman, 62 vjeç, i njohur për publikun me nofkën El Chapo, pritet që gjatë ditës së sotme të dënohet me burg të përjetshëm, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Dëgjimi i sotëm është pak a shumë formalitet. Ish kreu i kartelit të drogës Sinaloa, u shpall fajtor për vepra penale, duke përfshirë kontrabandën e qindra tonëve të kokainës, heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara. Në gjyq, juria kishte mundësinë të dëgjonte edhe detajet më të vogla në lidhje me operacionet e kartelit, si dhe detajet e jetës private të Guzmanit.
After two escapes, 'El Chapo' may go to Supermax prison to avoid a third https://t.co/GVYWw1D2ZR pic.twitter.com/xocZNBnfmE
— oneDaily (@1dailynewsnet) July 17, 2019
Ai filloi karrierën e tij në fushat e marihuanës në shtetin kolumbian Sinaloa, por pjesën tjetër të jetës së tij do ta kalojë në burgun e njohur si “Alkatraz Mountains Rocky”, burgu me masat më të rrepta të sigurisë në Kolorado.
Aty El Capo do të ketë shokë të burgut kriminelë po aq të famshëm dhe famëkeq, si një nga terroristët më të njohur dhe matematicienti i shkëlqyer Teodor Kachinski, i quajtur Unabomber. Aty do të jetë edhe terroristi Terry Nichols, i cili në vitin 1995 sulmoi një kompleks biznesi të zyrave federale në qendër të qytetit Oklahoma City, duke vrarë 168 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 800 të tjerë.
Ish drejtuesi i këtij burgu tha për CNN se vuajtja e dënimit në këtë burg është më e keqe se vdekja./Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=3LycSJscMo8