Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës dhe lideri nacionalist i “Republika Srpska”-s, Milorad Dodik, i doli në mbështetje referendumeve të rreme në territoret e pushtuara të Ukrainës nga Rusia.
Ndonëse Serbia ka njoftuar se nuk do t’i njohë rezultatet e këtyre rerefendumeve, Dodik tha se “Serbia ka qëndrimin e saj”, dhe se ai, e sheh “të përshtatshme legalizimin e referendumeve” për, siç tha ai, shpalljen e pavarësisë së Republika Srpska-s nga Bosnja.
Në një intervistë për Euronews Serbia, Dodik përsëri doli në mbështetje të anës ruse të agresionit mbi Ukrainën, derisa tregoi edhe për takimin e tij të fundit me presidentin e federatës ruse, Vladimir Putin.
Lideri nacionalist tha se “Rusia ka kërcënuar integritetin territorial vetëm në kuptimin formal”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.