×
  • Lajme
  • Botë

    Njësia speciale hyjnë në laboratorët e drogës në Bosnjë dhe Hercegovinë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 21:12

    Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska kanë kryer në Banja Lluka një aksion të quajtur “Unikat”.


    Si rezultat, shkruajnë mediat e Bosnjë dhe Hercegovinës, kanë gjetur dy laboratorë modernë për prodhimin e drogës.

    Siç raporton Avaz, janë arrestuar Sanel Seraniç, Nenad Dragishiç, Dean Djajiç dhe Danijel Trniniq , përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen laboratorët dhe momenti kur tregtarët e drogës “puthën” betonin, skena të cilat sipas mediumit në fjalë ngjajnë me të lojës së famshme “Counter Strike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!