×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata e Lartë holandeze: Holanda është vetëm 10% përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 11:30

    Gjykata e Lartë holandeze mbështeti vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 myslimanë të ekzekutuar në masakrën e Srebrenicës në Bosnje.


    Gjykata tha se shteti ishte përgjegjës për 10% të tragjedisë, pasi kjo ishte probabiliteti që ushtarët holandezë mund të kishin parandaluar vrasjet.

    “Nëse forcat holandeze u kishin dhënë burrave mundësinë për të qëndruar në zonën e mbrojtur, kishte vetëm 10% mundësi që ata nuk do të kishin rënë në duart e serbëve dhe kështu shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmeve”, thuhej në vendimin e gjykatës, transmeton ksp.

    Megjithëse Gjykata e Apelit kishte vendosur se Holanda ishte 30% përgjegjëse, Gjykata e Lartë vendosi vetëm për 10%.

    Çështja është tek dorëzimi i këtyre burrave myslimanë nga trupat holandeze të OKB-së të cilët më pas u ekzekutuan nga forcat serbe.

    Holanda gjithnjë ishte deklaruar se trupat e saj ishin në një “mision të pamundur”.

    Ky rast ishte iniciuar nga një grup i të afërmve të viktimave, i njohur si Nënat e Srebrenicës.

    Ata kërkuan nga OKB që të njihet faji dhe të kompensohen, por organizata e shpalli veten imune ndaj ndjekjes penale.

    Ndryshe, në vitin 2002, një raport në rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!