×
  • Lajme
  • Lajme

    “Buxheti më i madh në histori, pa rritje pagash e pa rritje pensionesh”

    Reporteri
    02 Nëntor 2022 | 9:32
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

    Qeveria miratoi buxhetin prej 3.2 miliardë eurosh por në të s’parashihet zbatimi i Ligjit të Pagave e as rritje pensionesh, tha deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një shkrim në Facebook, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Bajrami tha se derisa Qeveria e paraqet atë si “buxheti më i madh në histori”, aty s’ka përfshirë as rritje të pensioneve, as kostot për zbatimin e Ligjit të Pagave.

    Krejt kjo, sipas Bajramit, duke e marrë parasysh inflacionin prej 12.7% dhe se “shporta bazë e kosnumatorit ka kaluar 50 përqindëshin”.

    “Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar”.

    Reagimi i plotë i Hykmete Bajramit:

    Buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh

    Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit.

    Inflacioni është 12.7 për qind. Për shportën bazë të konsumatorit rritja ka kalu 50 për qindëshin.

    Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta.

    Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar.

    Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me SHBA-në dhe BE-në e kanë bërë përditshmëri. Dhe, s’kanë asnjë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi.

    Ndoshta, partia në pushtet dhe komplet Qeveria po punojnë në video propaganduese se si “Kosova po bëhet si Kroacia”?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!