Në margjinat e Samitit të Berlinit ku u konkluduan tri marrëveshje rajonale, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, njoftoi se ka biseduar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe ndërmjetësin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilët u shpreh se “ata nuk mund të ndikojnë te Kurti”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Me Borell dhe Lajçak, kryeministrja serbe tha se ka diskutuar për çështjen e ri-regjistrimit të targave në Kosovë, dhe shtoi se “Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga 2011, 2016 dhe 2021”.
Veç kësaj, ajo tha edhe se “Kurti në mënyrë të njëanshme ka anuluar targat status neutrale KS”.
Brnabiç mes tjerash pretendon se gjoja Borell dhe Lajçak u pajtuan me vlerësimet e saj, por se s’mund të bëjnë gjë.
“Është shkatërruese për mua”, tha Ana Brnabiç./Reporteri.net/
Kurti nga Berlini deklarohet për marrëveshjet e nënshkruara dhe propozimin franko-gjerman