Ray Bryant, nga kryeqyteti britanik, Londra, ka qenë duke jetuar për disa vite si i pastrehë rrugëve të pjesës lindore të Londrës.
Atij i erdhi një befasi nga shokët e tij, të cilët filluan një fushatë për mbledhjen e fondeve për t’ia siguruar atij një shtëpi para Krishtlindjeve.
Nga rastësia, fushata i pa nga 22 vjeçarja, Annie, e cila jetonte në qytetin Devon. Asaj nuk iu desh shumë që ta kuptonte se njeriu që në fotografi është babai të cilin e kërkonte për shumë vite.
Ray kishte një të kaluar të dhimbshme. Ai kur ishte i ri, u fut në burg nga autoritetet për shkak se e kapën duke përdorur drogë. Që nga ajo kohë ai kishte humbur kontaktet me familjen, për shkak se nëna e vajzës së tij u zhvendos nga vendi ku po jetonte.
Ai që nga dalja prej burgut, jetoi si i pastrehë në rrugë, në një garazhë të një dyqani. E këtë ia lejonte sigurimi i dyqanit, vetëm sepse ai e mbante vendin pastër.
Annie u rrit si jetime, dhe asnjëherë më nuk i kishte parë prindërit e saj.
BBC, ka sjellë emocionet e takimit mes babait dhe bijës të cilët për herë të fundit e panë njëri-tjetrin kur Annie ishte vetëm 2 vjeçare, transmeton Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.