×
  • Extra
  • Extra

    Biciklistit nga Suhareka i del një ari i madh në Malet e Sharrit, e incizon komplet ngjarjen

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 14:16

    Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur biciklistët e Suharekës.


    Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Gjithçka ishte çështje sekondash.

    Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

    E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi, e të cilën video mund ta ndiqni pa koment më poshtë (SHIKOJENI ME ZË):

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!