×
  • Extra
  • Extra

    U fsheh në veturën e të dashurës për të mos bërë seks me të, arrestohet 24- vjeçari

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 19:27

    Policia mori një telefonatë nga një vajzë e shqetësuar, e cila thoshte që i dashuri kishte hyrë brenda makinës së saj dhe refuzonte të dilte që aty.


    Pasi mbërritën, policët e Ohajos, SHBA, e pyetën 24-vjeçarin Kristian Kollins se pse ia kishte zaptuar makinën vajzës.

    Ai hapi xhamin pakëz fare dhe tha se e dashura kërkonte gjithë kohën seks, por në apartamentin e tyre ishte shumë vapë, ndaj ai ishte mbyllur në makinë që ajo ta linte të qetë.

    Vajza e konfirmoi versionin e djalit para policisë, por u kërkoi që ta nxirrnin, pasi makina mbetej pronë e saj.

    Pasi djali refuzoi t’i bindej policisë e të dilte nga makina me të mirë, ata u detyruan ta nxjerrin me forcë e ta arrestojnë për mosbindje ndaj uniformës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!