“FaceApp” ose ‘Trendi i plakjes’ ka pushtuar botën ditët e fundit. Ndërkohë, ky program u shoqërua me mjaft bujë, teksa qarkulluan lajme se bëhet fjalë për një apliakcion rus dhe se vjedh fotot.
Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë. Vogëlushi ishte rrëmbyer pranë kantierit ku punonte i ati kur ishte vetëm 3 vjeç.
Tashmë Yu Weifeng është 21 vjec dhe studion në Universitet. Policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur. Kur e gjetën, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.
“Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm që të falenderoj familjen që ka rritur djalin tim. Ne jemi prindërit biologjik por janë ata që e kanë bërë djalin që është ai sot. Që ditën e sotme djali im ka dy nëna’- ka thënë nëna biologjike e 21-vjecarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.