Mali i Zi shprehet skeptik në raport me Ballkanin e Hapur, duke u thirrur në atë se një projekt i tillë nuk përputhet me interesat e shtetit.

“Të papranueshëm”, e ka quajtur idenë e krijimit të Ballkanit të Hapur ish-zv/kryeministri i parë dhe ish-Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç, në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën online Reporteri.net.

“Simbas kuptimit tonë, Ballkani i Hapur është zëvendësim i perspektivës evropiane për vendet e rajonit, gjë që është e papranueshme për ne”, thotë Konjeviç.

Reklamë

Pikëpamjen e tij mbi këtë ide e ka mbështetur me faktin se, sipas tij, “nuk ka pothuajse asnjë aspekt pozitiv për Malin e Zi që të futet në këtë iniciativë bashkëpunimi rajonal”.

Ish-zv/kryeministri Konjeviç komentoi edhe pikëpamjen e jashtme ndaj kësaj iniciative, duke thënë se një pjesë e publikut e cilëson si një tentativë për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

Mbi të gjitha, vazhdon Konjeviç, Ballkani i Hapur, në esencë, simbolizon mospërputhshmëri mes shteteve anëtare, një ide kjo që nuk mund të përkrahet as nga ndërkombëtarët.

Ai ka deklaruar se ky proces “përfaqëson vetëm supremaci të njërës nga shtetet mbi të tjerët në rajon”.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë gjithashtu, edhe atë më shumë se njëherë, kanë bërë të ditur se një asocim ose bashkëpunim i tilllë mund të jetë i suksesshëm vetëm atëherë të gjitha vendet e rajonit janë të përfshira në baza të barabarta, dhe nëse gjysma e tyre nuk janë, atëherë as ajo nuk është”, theksoi ai. /Reporteri.net/.

Reklamë

Rashko Konjeviç: Karakteri civil dhe evropian i Malit të Zi në rrezik, Abazoviç me marrëdhënie koloniale ndaj Serbisë