Miliarderi i akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein u përpoq të bënte vetëvrasje në burg dhe tani është nën kujdes 24 orë.
Epstein, i cili u arrestua në fillim të korrikut, u gjet në dyshemenë e qelisë së tij, shkruan NBC. Ai ishte pjesërisht pa vetëdije dhe kishte gjurmë të lëndimeve në qafë, transmeton Reporteri.net.
Burimet thonë se Epstein mund të ketë tentuar të varë veten.
Megjithatë, një tjetër burim tha se plagët e Epstein nuk ishin serioze dhe ai vuri në dukje mundësinë që ai tentoi të përdorte incidentin për t’u transferuar nga burgu.
@realDonaldTrump Jeffrey Epstein found injured in New York jail cell https://t.co/ky1aOyvEsT via @
— Lipy (@letitridelipy) July 25, 2019
Burimi i katërt për televizionin NBC pretendon se zyrtarët nuk përjashtuan mundësinë që Epstein të ishte sulmuar.
Një i burgosur tjetër është marrë në pyetje për incidentin.
Epstein, 66 vjeç, është akuzuar këtë muaj për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për trafikim seksual në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhatan. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 45 vjet burg./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.