×
  • Extra
  • Extra

    Gëlltiti stoli, mjekët i nxjerrin nga barku mbi 100 varëse, unaza e vathë

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 20:37

    Mjekët mbetën të habitur pasi një gruaje indiane i larguan nga barku më shumë se 53 karat stoli dhe monedha.


    Runi Khatun, 26 vjeç, ishte në gjendje të rëndë kur shkoi me nxitim në spital më 16 korrik, në shtetin e Bengalit Perëndimor, pasi ajo kishte të vjellja, pas çdo vakti.

    Gjatë operimit, mjekët larguan nga barku i sak 69 zinxhirë, 80 vathë, 46 monedha, 11 unaza për hundë, katër çelësa, pesë zinxhirë që vendosen në këmbë dhe një orë muri.

    Nëna e 26-vjeçares tha se ajo vuri re se stolitë filluan të zhdukeshin nga shtëpia, mirëpo nuk e kishte asnjë ide që e bija, po ia gëlltiste.

     

    Ajo ka treguar po ashtu që vajza e saj i kishte marrë monedhat nga dyqani i vëllait të saj dhe kur e kishte pyetur të bijën për gjërat që mungonin, ajo fillonte të qante.

    Operacioni ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!