Mbrëmjen e djeshme ka qenë nata finale e Festivalit të Këngës, ku juria zgjodhi si këngë fituese Evita nga Elsa Lila. Ndonse ajo falenderoi stafin e jurinë, por një zhgënjim u duk qartë në sytë e saj.
Pas saj u shpall përfaqësuese për Eurovizion Albina Kelmendi. Ndonse duket se kjo zgjedhje e publikut nuk është pritur aspak mirë nga Elsa.
Kryefjala raporton se nga revoltimi e zhgënjimi Elsa nuk ka pranuar ta marrë kupën, duke ia lënë produksionit.
Shkak thuhet se ka qenë fakti se priste të fitonte edhe çmimin e publikut. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vetë ajo.