Big Brother VIP Albania ka filluar sonte me edicionin e dytë të spektaklit.

Në natën e parë, publiku është prezantuar me banorët VIP që do të jenë pjesë e shtëpisë së Big Brother në Shqipëri, në garë për ta fituar çmimin e madh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Prej konkurrenteve që spikatën më së shumti janë moderatorja Kiara Tito dhe modelja Kejvina Kthella, që është po ashtu figurë e ekranit.

Reklamë

Përpos formave tërheqëse trupore, të dyja këto njihen si karaktere interesante, e që pritet t’i japin shumë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ndërkaq pjesë e këtij edicioni është bërë edhe këngëtarja e bukur nga Kosova, Ariana Plakic, që veten prezanton me emrin e saj artistik, “Ari Blu”.

Reklamë

Qysh prej natës së parë, ky spektakël ka thyer rekorde shikueshmërie, duke i tejkaluar edhe ato të edicionit të mëparshëm.

Në transmetimin live në Youtube, Big Brother VIP Albania e kanë ndjekur gati 100 mijë shikues.

Prej gati një muaj ka nisur edhe në Kosovë versioni i “Big Brother VIP”, por që vazhdon të jetë shumë larg këtyre shifrave të shikueshmërisë online. /Reporteri.net/.

Fillon Big Brother VIP Albania 2, thyen çdo rekord të shikueshmërisë që në natën e parë

Reklamë