Dinamika e garës që e karakterizon një spektakël si Big Brother, duket se ka filluar herët në këtë edicion të Big Brother VIP Albania 2.
Edhe pse kanë kaluar vetëm tre ditë që nga nisja e këtij spektakli, “Vëllau i Madh” ka vendosur që qysh tash të fillojë me ethet e garës.
Kjo pasi moderatorja Arbana Osmani ka hapur televotimin e parë, për ta përcaktuar më të preferuarin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2 deri në këtë pikë të lojës.
Rezultatet e televotimit do të dihen sonte gjatë spektaklit, ku edhe do të zbulohet më i preferuari apo më e preferuara nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë se edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania vjen pas suksesit të madh që pati edicioni i parë i këtij ‘reality show’.
Që në fillim, edhe ky edicion ka thyer rekord shikueshmërie në platforma online, ku publiku ka mundësi ta shohë spektaklin.
Disa prej banorëve që i janë futur garës këtë edicion janë Tea Trifoni, Luiz Ejlli, Gent Hazizi, Kejvina Kthella, Mikela dhe Efi, Olta Gixhari, e të tjerë. /Reporteri.net/.