Gjashtëmbëdhjetë marinsa të SHBA janë arrestuar në një bazë në Kaliforninë Jugore për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.
Marinsat u arrestuan në kampin Pendleton të enjten në mëngjes.
Tetë marinsa të tjerë u morën në pyetje rreth përfshirjes së tyre të mundshme në veprimtari.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy marinsë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente, përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim përfitimi financiar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.