Viti 2022 ishte një vit i mbarë për disa prej çifteve tona të shoë-bizit shqiptar, të cilët, gjatë këtij viti, u pagëzuan me fëmijë.

Dikush me fëmijën e parë, e dikush me të tjerë, këto çifte arritën që ta përjetojnë ndjenjën prindër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja Selvija

Reklamë

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, dhe bashkëshortja e tij Selvia, në janar u bënë prindër për herë të parë.

Ata të dy sollën një jetë një djal, që e pagëzuan me emrin Roel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @selvije.jao.kasapi

Reklamë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Të dy me vendpunim të njëjtë, Arbana dhe Eduardi lidhjen e tyre e forcuan edhe me një tjetër fëmijë.

Pas dy djemve, Arbana solli një jetë një vajzë, të cilën e quajti Zoi.

Reklamë

Arian Agushi dhe Ermia

Këngëtari e rep-artisti Gold AG, pason listën e VIP-ave shqiptarë që u bë me fëmijë gjatë vitit 2022.

Froni, ishte djali që Arian Agushi dhe bashkëshortja e tij, Ermira, sollën në jetë në verë.

Reklamë

Robin dhe Marigona Krasniqi

Boksieri kosovar nga Juniku, me famë botërore, lidhjen e tij bashkëshortore me gruan e kurorëzoi me fëmijë.

Ata të dy u bënë prindër për herë të parë.

Reklamë

Djalit të tyre ia vunë një emër të rrallë, Maison.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Të dytë u njohën përmes spektaklit Big Brother VIP Albania.

Vetë publiku ishte dëshmitar i lidhjes së fortë të dashurisë midis Einxhelit dhe Dagzit, që spektaklin e lanë duke ia thënë fjalën “të dua” njëri-tjetrit.

Mirëpo, lidhja e tyre u jetësua pas spektaklit.

Në dhjetor, Einxhel dhe Dagz u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Trev. /Reporteri.net/.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)