Një drejtues i kishës ortodokse greke në Qipro ka mbajtur fjalim në një seminar që mbahet nëpër shkolla, ku mirëpriten njerëz të të gjitha moshave.
Ky lloj takimi mbahet me komunitetin, të cilët lejohen të bëjnë çdo lloj pyetjeje. Për sa i përket homoseksualizmit, peshkopi grek ka treguar se nga krijohen në të vërtetë homoseksualët.
Sipas tij, kur një grua është shtatzënë dhe ajo kryen marrëdhënie jo-normale me bashkëshortin, ose më specifikisht, seks anal, dhe nëse gruaja ndien kënaqësi gjatë këtij procesi, ajo kënaqësi i përçohet fëmijës dhe më pas lindin homoseksualë.
Sipas peshkopit, për këtë ka shkruar edhe Shën Porfiriosi. Shën Porfiriosi është në fakt një shenjtor relativisht i ri. Ai ka vdekur në vitet 1990, dhe u bënte thirrje homoseksualëve që të rrinin beqarë dhe të luteshin gjithë jetën, derisa t’u largohej homoseksualizmi.
Ka pasur shumë studime shkencore për të kuptuar se çfarë mund të kenë ndryshe gjenet që disa persona të jenë homoseksualë, por nuk është arritur në asnjë përfundim deri më sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.