Seriali i animuar amerikan Simpsons, që përveç batutave komike, është i famshëm edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore.
Por së fundmi duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.
Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.
Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare.
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë.
Lajmin e ka bërë të ditur dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe publikoi video nga momenti kur u bë lansimi i tyre, nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA.
Sipas Ramës, kjo do mundësojë administrimin dhe mbrojtjen e territorit të Shqipërisë nga lart.
“Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.