×
  • Extra
  • Extra

    Moment tmerrues: I shpërthen bateria e telefonit në aeroport

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 23:08

    Ky është momenti tmerrues kur një bateri e telefonit eksplodon brenda çantës së një gruaje duke shkaktuar panik në një aeroport në Tajlandë.


    Incidenti ndodhi kur një turiste e re arriti në aeroportin Chiang Mai në veri të Tajlandës, transmeton Gazeta Express.

    Vajza ishte duke ecur drejt hyrjes derisa të gjithë pasagjerët ecin normalisht rreth saj. Por deri sa ishte duke u afruar zonës së kontrolleve, flaka del nga çanta e saj.

    Turistja e tmerruar e hedh atë në tokë duke e larguar nga vetja.

    Sapo e heq baterinë nga çanta ajo e merr atë përsëri.

    Por, derisa një roje e sigurisë po i bënte foto pajisjes së djegur, ajo nxehet përsëri dhe fillon të rrotullohet.

    Turistja ishte nga Afrika dhe i gjithë gjemperi i saj ishte djegur. Ajo nuk pati lëndime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!