Tufat masive të karkalecave kanë pushtuar Las Vegasin këtë javë. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, teksa karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.
Video të postuara në mediet sociale shfaqin mizëri karkalecash, duke u ngjitur në shtyllat e ndritshme të neoneve. Gjithashtu trotuaret ishin mbuluar me insekte.
Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.
Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.
“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem,” u tha Knight, gazetarëve të premten. “Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.”
Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej 3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.