Policia në Florida ka publikuar pamjet e arrestimit të 25 pedofilëve që u kapën gjatë një operacioni blic, që kishte si qëllim goditjen online të abuzueseve me fëmijë.
Pedofilët akuzohen për tentativë të marrëdhënieve seksuale me fëmijët.
Agjentët e policisë bënë disa muaj hetime. Ata u paraqiten si të mitur në faqet e medieve sociale dhe aplikacionet online, ku të dyshuarit angazhohen në biseda seksualisht eksplicite me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke menduar se kishin të bënin me fëmijë.
Burrat bënë disa kilometra rrugë me synimin për të pasur marrëdhënie seksuale me një fëmijë, por atje u përballën me policinë dhe u arrestuan.
Burrat e arrestuar gjatë këtij operacioni arritën të futeshin në shoqëri me fëmijët duke zhvilluar një besim nëpërmjet premtimeve për t’i shfrytëzuar ato për qëllime seksuale.
Një operacion i ngjashëm në vitin 2018 çoi në arrestimin e 21 individëve. Më shumë se 100 persona janë arrestuar në operacione që datojnë që në vitin 2013.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.