Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy tërmete goditën një provincë në Filipine.
Tërmetet, me magnitudë 5.4 dhe 5.9 ballë, goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Kryebashkiaku Raul de Sagon tha se rreth 60 vetë u lënduan. Shumë njerëz ndodheshin brenda shtëpive të tyre kur tërmetet goditën vendin.
Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar.
Oficeri i policisë, Uzi Villa, tha për AFP: “Ne pamë shtëpitë që lëkundeshin, disa nga muret e shtëpive u shembën dhe u rrëzuan mbi viktimat. Disa njerëz vdiqën, sepse po flinin ende kur ra tërmeti.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.