Rumania ka njoftuar se ka bllokuar një dërgesë ushtarake ruse në Serbi gjatë këtij muaji, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës për veprimet e saj në Ukrainë, shkruan rel, transmeton Reporteri.net.
Ministria e Jashtme e Rumanisë në një deklaratë tha se nuk mund të lëshonte leje tranziti për dërgesën për shkak të embargos së Bashkimit Evropian të lëshuar në vitin 2014. Në deklaratë nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme.
Rusia po përballet me sanksione nga Perëndimi, ndër të tjera, për shkak të aneksimit të Krimesë në mars të viti 2014 dhe mbështetjen e saj për separatistët në Ukrainën lindore, ku më shumë se 10 mijë e 300 njerëz kanë vdekur që nga prilli i vitit 2014.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mohoi se është bërë një dërgesë e tillë e armëve në Serbi përgjatë lumit Danub.
Rusia vazhdimisht ka furnizuar Serbinë me pajisje ushtarake, duke ngritur shqetësime të mëdha në mesin e vendeve të Ballkanit.
Në vitet 1990 gjatë shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, Serbia ishte në luftë me Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.
Kujtojmë se Serbia është furnizuar tashmë me gjashtë avionë luftarakë MiG-29 nga Rusia. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.