Sot (e shtunë) pranë shtëpisë së Big Brother VIP Albania është organizuar një protestë.
Qindra qytetarë të pranishëm në këtë protestë, janë parë me banderolat e tyre duke shprehur mbështetjen e tyre për këngëtarin Luiz Ejlli.
Ky i fundit është kthyer në kryfjalën e momentit në thuajse të gjitha mediat, që pas spektaklit të së martës, ku i frikësuar se mund të jetë i prekur me një sëmundje të rëndë, kreu analizat live gjatë spektaklit.
Gjatë javës në media dhe rrjetet sociale është diskutuar shumë për artistin shkodra, me fansa të shumtë të cilët kanë kundërshtuar veprimet e produksionti ndaj tij.
Në protestë është vërejtur edhe një numër i shtuar i efektivëve policorë, të cilët kanë qenë prezentë jashtë shtëpisë së BBVA për çdo rast eskalimi të situatës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar një mur para protestuesve.
Përndryshe, produksioni i Big Brother VIP Albania gjatë protestët i kanë detyruar banorët që të futen brenda dhe iu kanë lëshuar muzikë me zë të lartë, në mënyrë që të shmangin dijeninë e banorëve për atë se çfarë po ndodh jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.