Amir Pllana, drejtori i gjimnazit Hivzi Sylejman është lidhur në “Kosova Live”.

Kjo pasi Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka kërkuar dorëheqjen e tij, dhe ka kërkuar masa ndaj një pjese të personelit të kësaj shkolle, për shkak të sipas Prebrezës mospjesëmarrjes në ceremoninë komunale për shënimin e 28 Nëntorit.

Por, Pllana ka thënë se vetë shkolla e ka bërë gjithë organizimin, duke shtuar se “kryetari ka marrë thua diku tjetër”.

Reklamë

“E kemi bërë gjithë përgatitjen edhe pse nuk kemi qenë organizator, ka qenë drejtoria. Ne e kemi marrë barrën dhe e kemi bërë gjithë organizimin, e kemi bërë gjithë përgatitjen”.

“Ne kemi qenë ulur, por sigurisht ai ka marrë thua diku dhe e ka shprehur atë mllefin”, ka thënë ai.