Në disa pamje të publikuara në internet shihet se një shofer i nervozuar i veturës Ford Focus i godet qëllimisht dy persona dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Ky sulm i tmerrshëm ka ndodhur në qendër të qytetit Newcastle në Angli.
Besohet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës nëntë të mbrëmjes sipas kohës lokale. Mosmarrëveshja fillon kur një grua ndalet në rrugë për ta marrë këpucën që i kishte rënë. Më pas, dy burra hyjnë në një veturë të zezë, ndërsa gruaja fillon ta godasë xhamin e përparmë të veturës me këpucë.
Në kohën kur gruaja e godet veturën për herë të gjashtë, shoferi e nis veturën me shpejtësi, duke e goditur anash gruan. Ai nuk ndalet me kaq, sepse më pas e godet edhe një burrë që ishte në trotuar. Vërehet qartë se vozitësi i ka sulmuar ata në mënyrë të qëllimshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Nuk është e qartë nëse personat e përfshirë në incident njihen mes vete. Një zëdhënës i policisë ka thënë se ende nuk është arrestuar askush lidhur me këtë sulm. “Jemi të informuar për incidentin dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.