Hetimet intensive çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e shoferit. Nga hetimet rezultoi se patentë shoferi i tij kosovar nuk ishte më i vlefshëm.
Sipas policisë, një kontroll trafiku në Künzelsau, i ndodhur më 25 tetor 2022, çoi në hetime intensive që çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e kërkuar të shoferit.
Një 25-vjeçar po ngiste një makinë VW ngarkuese në autostradën B19 në drejtim të Künzelsau kur u kontrollua nga një patrullë e policisë rrugore të Künzelsau, transmeton albinfo.ch. Ai ishte në rrugë si pjesë e transportit tregtar të mallrave për llogari të shefit të tij 55-vjeçar.
Në kundërshtim me rregulloren për personelin e drejtimit të makinave, 25-vjeçari nuk kishte me vete asnjë dëshmi për kohën e tij të drejtimit dhe pushimin si dhe nuk ishte kujdesur që ngarkesa e tij të sigurohej siç duhet, shkruan fnweb.de.
Nga hetimet rezultoi se patentë shoferi i tij kosovar nuk ishte më i vlefshëm, gjë për të cilën ai ishte njoftuar edhe me shkrim nga zyra e qarkut.
Pavarësisht se e dinte këtë, ai merrte pjesë në trafikun publik, transmeton albinfo.ch. Nëpërmjet hetimeve intensive dhe mbledhjes së provave nga kompania, hetuesit kanë mundur të vërtetojnë se 25-vjeçari ka kryer të paktën 97 udhëtime pa licencë që nga fillimi i punës./albinfo.ch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.