Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shkaktuar sërish të qeshura në Kuvendin e Kosovës, pas një reagimi që bëri ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt.
Gjatë një votimi që po bëhej në Kuvend, deputeti Zemaj duket se është ankuar për presion. Më pas reagoi Konjufca, duke i sqaruar se si shkon procesi i votimit dhe i kërkoi të ulet.
“Z. Zemaj, nuk është ky kurrfarë presioni, këtu kemi me votu tri herë, ndash me ditë. Edhe herën e parë e kryjtëm, tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu, në rregull jemi”, tha Konjufca në seancën e Kuvendit.
Shprehja “mos u merakos ti për këtë punë” u bë virale në Kosovë përmes Tik-Tok’ut nga personazhi i njohur në këtë rrjet social, Esati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.