×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

    Reporteri
    09 Shkurt 2023 | 14:36

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Ky Ligj është miratuar me 66 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim, shkruan Reporteri.net.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.

    Projektligji fillimisht ishte kritikuar ashpër nga opozita e shoqëria civile, mori vërejtjet e Venecias, dhe megjithëse kaloi në lexim të parë në Kuvend, Byroja Për Konfiskimin e Pasurisë, u dërgua sërish në Komisionin e Venecias.

    Ky Ligj parasheh që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

    Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

    Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte ndër premtimet kryesore të Vetëvendosjes para ardhjes në pushtet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!