Sensibilizimi i njerëzve në mbarë botën është për t’u adhuruar pasi kanë mbështetur të prekurit nga tërmeti përtej mundësive të veta dhe madje kanë dhuruar edhe veshjet e pakta që kishin në shtëpitë e tyre.
I tillë është edhe rasti i një gruaje 70-vjeçare, Sarigul Kaçan, e cila shiti lopën dhe me paratë e mbledhura dëshiron të ndihmoj sado pak të prekurit e tërmetit. Ajo nuk kishte pasuri, por shiti të vetmen gjë me vlerë dhe paratë i dhuroi për ndihmë.
70-vjeçarja e ka shitur në treg për 13 mijë lira ose rreth 675 euro dhe paratë i ka dorëzuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Veprimi i të moshuarës ka prekur shumë njerëz, duke bërë që të gjithë të mobilizohen dhe të dhurojnë pak nga pasuria e tyre për këtë tragjedi që ka ndodhur.
“Fal lopën për ata që vdiqën në tërmet, Zoti e ruajtë Presidentin tonë, ata që po ndihmojnë njerëzit, ushtarët tanë dhe këdo që po nxjerr njerëzit nga rrënojat, Zoti mos e provoftë më vendin tonë me ngjarje të tilla. “ – tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.