Vladimir Kucnjezov – Vovan dhe Aleksej Stolarov – Leksus apo të njohur ndryshe si komedianët rus të cilët e kanë tallur kryeministrin Zaev, mirëpo edhe liderë tjerë të vendeve evropiane, në një intervistë ekskluzive për gazetën serbe “Politika”, kanë folur për talljen me politikanët dhe kanë theksuar se nuk janë spiunë rus.
Makroni është njeri i mirë. Guaido (kryetari i vetëshpallur i Venezuelës) në bisedë nuk na ka lënë ndonjë përshtypje se është politikan i pavarur. Boris Xhonson është inteligjent dhe gjakftohtë.
Haradinaj mundohet të të jep përshtypjen e një politikani diplomat dhe të dashur, mirëpo pa sukses. Mirëpo, kryeministri Zaev është me të vërtetë i pa arritshëm: asnjë politikan para tij nuk kemi arritur që të tallim në këtë mënyrë, pothuajse një vit rresht – janë shprehur komedianët rus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.