Një zyrtar policor në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se një person është vrarë dhe sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia në një dyqan të rrjetit “Walmart” në qytetin verior të Misisipit, Southaven.
Komandanti rajonal i policisë, Bill Rasco, tha për një televizion lokal se një person është vrarë dhe sulmuesi është qëlluar. Ndaj këtij rasti reaguan menjëherë shumë njësite policore.
Forcat të shumta të policisë e vendosën një perimetër sigurie dhe hynë në dyqanin ku ndodhi sulmi për ta kërkuar sulmuesin e dyshuar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
“Në Walmart ishte një sulmues i armatosur, kemi emergjenca të vazhdueshme. Sulmi ndodhi në orët e mëngjesit”, tha një zëdhënëse policie përmes telefonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.