Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbajtur mbledhjen e saj të 131-të, në formë elektronike.
Në këtë mbledhje u mor vendim që të aprovohet kërkesa e delegacionit të Luginës së Preshevës për përkrahje financiare për vizitën e tyre në Uashington, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Komunikata e plotë e Kryeministrisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.
Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.