×
  • Lajme
  • Rajon

    Greqia shpall tri ditë zie kombëtare

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 12:06

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se vendi do të hyjë në një periudhë zie treditore, pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë.

    Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.

    Kujtojmë se një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!