×
  • Extra
  • Extra

    E dhuroi trupin e nënës për studime mjekësore, testojnë bombën me të

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 19:32

    Djali i një gruaje të vdekur ka thënë se kurrë nuk do të mund ta harrojë atë që mësoi pas vdekjes së saj.


    Jim Stauffer nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, e kishte dorëzuar trupin e nënës për hulumtime mjekësore kur ajo vdiq më 2013. Sidoqoftë, më vonë e kuptoi se trupi i saj i ishte shitur në mënyrë të fshehtë ushtrisë amerikane.

    Trupi i gruas 74-vjeçe ishte lidhur për një karrigeje para se një bombë e vendosur nën të të aktivizohej. Djali i saj, bashkë me 33 persona të tjerë, kanë vendosur të padisin Qendrën për Resurse Biologjike, për të cilën thonë se vazhdimisht i ka mashtruar njerëzit që i kanë dhuruar trupat e personave të vdekur.

    “Ndihem si budalla. Nuk jam njeri që iu besoj shumë të tjerëve, por në këso rastesh nuk mendon se kjo mund të ndodhë. Ata janë ushqyer me besimin tonë”, tha ai, duke shtuar se e ka nënshkruar një letër ku shkruhej se eksperimentet me shpërthime nuk do të bëhen në trupat e vdekur.

    “Nuk shoh rrugëdalje për ta harruar këtë. Është gjithmonë një kujtim, është gjithmonë një fotografi për ta shikuar dhe për të ma kujtuar se ka ndodhur kjo gjë e tmerrshme”, shtoi djali i gruas së vdekur, shkruan “Independent”.

    Lajmi për padi kundër qendrës që i keqpërdori trupat e të vdekurve e ka tmerruar Amerikën, sidomos pasi u zbulua se FBI-ja kishte gjetur kova me koka, duar e këmbë njerëzish gjatë një bastisjeje që e kishte bërë në këtë objekt në vitin 2014.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!